Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, Gjykata e Tiranës lë të lire dy pronarët e magazines në Vlorë
Magazina në Vlorë TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të dy vëllezërve Agim dhe Florenc Domi, administrator dhe magazinier të një ambienti në Vlorë, ku u gjetën produkte supermarket të sakduara. Vëllezërit Domi do të hetohen nën masën e sigurise “arrest shtëpie” më kërkesë të prokurorisë, ndërsa në gjykatë ata kanë deklaruar se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësimin e tyre. Kujtojmë se dy vëllezërit u arrestuan dy ditë më parë në flagrancë, në magazinën e zbuluar në Vlorë, me ushqime të skaduara me të cilat furnizonin supermarketet e Tiranës, Durrësit, etj. Çfarë ndodhte në këtë magazinë? Në momentin që produkteve u afronte data e skandencës, i tërhiqte nga tregu, u falsifikonte datat e skandencës...