Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Bilanci” në terren! Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me të gjithë drejtuesit e Bashkisë vendore. Takimi do të mbahet në orën 18:30 në një prej hoteleve të kryeqytetit. Mbledhja e ditës së sotme do të shërbejë për shpalosjen e problematikave të qytetarëve të kryeqytetit nga deputetët, si dhe bashkërendimin e një plani pune të mirëfilltë.