Zyrat me një ndalesë, Balluku: Shërbimet në e-Albania janë falas, përfshirë pasaportat dhe shërbimet bashkiake

Zyrat me një ndalesë, Balluku: Shërbimet në e-Albania janë falas, përfshirë pasaportat dhe shërbimet bashkiake

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim ofrimin e asistencës dhe shërbimeve të nevojshme. Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Patosit, ku inspektoi funksionimin e “zyrës me një ndalesë”. Gjatë vizitës, Balluku u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë këtyre zyrave për të marrë asistencë falas për çdo shërbim të nevojshëm në platformën digjitale. Në këto zyra, theksoi Balluku, ofrohen të gjitha shërbimet, përfshirë edhe shërbimet e Postës, së IdentiTek për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave, ashtu si edhe shërbimet që lidhen me bashkitë. “Të gjitha shërbimet e e-Albania, veçanërisht për...