Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Skeme e re për pagesat e energjisë, bizneset dhe familjarët mund t’i paguajnë detyrimet e prapambetura me këste
Nga kjo e hënë çdo abonent familjar apo biznesi që ka detyrime të prapambetura të energjisë elektrike ka mundësi të hyjë në marrëveshje me kompaninë OSHEE për pagesën me këste. Marrëveshjet përfshijnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2023. Pas këtij afati nëse abonenti ka krijuar debi, nuk përfiton nga skemat lehtësuese. Kompania e energjisë i ka ndarë në tre kategori abonentët që do të lidhin aktmarrëveshje që ofrohen në çdo pikë të kujdesit ndaj klientit. Kategoria e parë janë familjet në nevojë dhe pensionistët që kanë detyrime të papaguara të cilët do të kenë një pagesë mujore që nis nga 1200 lekë, deri në 240 këste. Kjo kategori do të pësojë ulje 70% të kamatave nëse shlyejnë të gjithë detyrimin Kategoria e dytë...