Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Paqja është proces i gjatë”, Kremlini: Putin gati të negociojë për zgjidhjen e konfliktit, por…
Përpara se Rusia të niste sulmin e saj të fundit ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, Kremlini tha se Vladimir Putin është gati të diskutojë paqen në Ukrainë. Megjithatë, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov këmbënguli se qëllimi kryesor i Moskës është të arrijë qëllimet e saj. “Putini ka folur vazhdimisht për dëshirën e tij për ta çuar zgjidhjen paqësore të çështjes ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Peskov për televizionin shtetëror rus. “Ky është një proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë. Gjëja kryesore për ne është të arrijmë qëllimet tona. Synimet tona janë të qarta.” Rusia vazhdoi sulmet e saj në Ukrainë gjatë natës, me forcat ajrore të Kievit që thanë se u dërguan 426 dronë dhe 24...