Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Dy standarde’, Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…
Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen, vetë bën të kundërtën duke pretenduar farsë elektorale. Ai ndau mendimin se nëse kreu i PD hyn në Parlament në shtator, do të thotë se bën lojën e Ramës, pasi e legjitimon atë si pushtet dhe fitues të zgjedhjeve, edhe pse prej dy muajsh thotë se nuk e njeh rezultatin e 11 majit. “Nëse Berisha do pranojë mandatin e deputetit, nëse do hyjë në Parlament, nëse do pranojë të jetë krah Ramës në Kuvend dhe do e njohë Kuvendin në shtator, kjo do të thotë se ai do jetë në krah të Ramës, do e legjitimojë këtë pushtet. Pra, do bëjë hapur lojën...