“Kurti e ka humbur arsyen, po nxit konflikt”, çfarë paralajmëroi Vuçiç

“Kurti e ka humbur arsyen, po nxit konflikt”, çfarë paralajmëroi Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për atë që ai e quan si “provokim të qëllimshëm për të ndezur një konflikt në Ballkan”. “Serbia ka probleme shumë më të mëdha sesa ata që bllokojnë rrugët. Sjellja e Albin Kurtit, arrestimet dhe persekutimet e qytetarëve tanë janë problemi real. Arrestimi i fundit i Igor Popoviçit tregon se Kurti ka humbur çdo sens logjik dhe po nxit tensione serioze në rajon. Kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Ky terror duhet të ndalet”, ka deklaruar Vuçiç. Krahas tensioneve në Kosovë, Vuçiç shprehu shqetësim edhe për luftën në Ukrainë. “Sigurisht që më shqetëson konflikti Rusi-Ukrainë. Do thoni se nuk jemi palë, por ndikimi është i...