Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA “lan duart” nga sulmet izraelite: Nuk është përgjegjësia jonë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi dhe i dërguari special për çështjet e Sirisë, Tom Barrack, deklaroi se Uashingtoni nuk është konsultuar nga Izraeli lidhur me sulmet e fundit në territorin sirian. Duke komentuar ndërhyrjen izraelite pas përplasjeve midis komuniteteve druze dhe beduine në Siri, Barrack tha për agjencinë Associated Press: “Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi në një vendim që Izraeli e konsideron si pjesë të së drejtës për vetëmbrojtje.” Ai shtoi se çështja nëse ndërhyrja në një shtet sovran është e pranueshme mbetet një debat i veçantë. Lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje mbrojtjeje mes Sirisë dhe Turqisë, Barrack u shpreh se SHBA nuk ka asnjë qëndrim zyrtar: “Nuk është as detyrë dhe as interes...