Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Konstatimi i militant Sadushit është nul”, Berisha: Nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur Sokol Sadushit, duke thënë se ‘si nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por vepron si mercenar i Edi Ramës’. Më tej i shprehet se ‘Sadushi, po përfshihet në mënyrë antiligjore dhe pa tagër në çështjen e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet rrëmbimit të mandatit me urdhër nga kryeministri’. “Konstatimi i militant Sadushit është nul, është antikushtetues, nuk ka asnjë vlerë. Fakti që ai ndërmerr një hap të tillë, ai përbën një puç kundër Gjykatës Kushtetuese, në fakt kundër shtetit. Këtu gjithçka bëhet që të unifikohet, të shuhet përfundimisht një mendim që gjithnjë është pakicë aty, por që është në favor të Kushtetutës, dhe që nuk...