Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Apeli kthen në rigjykim rastin e policëve të përfshirë në vdekjen e Agon Zejnullahut
Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia” kur e kanë ndaluar 27-vjeçarin Agon Zejnullahu, më 7 korrik në qytetin e Lipjanit. Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Zejnullahu duket se ka vdekur pak pasi është ndaluar nga forcat policore. Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Policia pati thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit. Përmes një komunikate për media, Gjykata e Apelit ka thënë se ua ka miratuar ankesat mbrojtësve të të pandehuruve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., dhe si përfundim...