‘Partizani’/ Avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e togave të zeza: Çështja të gjykohet jashtë GJKKO!

‘Partizani’/ Avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e togave të zeza: Çështja të gjykohet jashtë GJKKO!

Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe pse gjyqi për dosjen "Partizani" kishte nisur që në orën 10:30, kryedemokrati nuk u fut brenda në dhomën ku po zhvillohej seanca e radhës. Përmes një shkrese dorëzuar gjykatës, Berisha ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. “Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do paraqiten. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genci Gjokutaj dhe Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa herë të jetë nevoja dhe kur ta mendoj të arsyeshme se duhet të jem i pranishëm,”- thuhet në deklaratë. Sot ai kishte shkuar vetëm për të respektuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje"....