“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024

“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024

Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 49.55%, nga 46.7% që kishte qenë një vit më parë.Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi-depozita reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si edhe stimuj potencialë për të rritur më tej kredidhënien.Pjesa e mbetur e aktiveve të sektorit bankar shqiptar konsistojnë kryesisht në letra borxhi të qeverisë shqiptare dhe emetuesve të huaj, si edhe vendosje të fondeve në valutë në formë depozitash në banka jashtë vendit.Raporti mes kredive dhe depozitave është më...