Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Takimi Kurti-Limaj, pse ka mbetur mister se çfarë u diskutua
Takimi i shumëpritur mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është mbajtur pasditen e djeshme në lagjen Pejton, në afërsi të selisë së NISMA-s. Ende nuk dihen detaje nëse ka pasur dakordim për ndonjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike. Ndërkaq në media po raportohen versione të ndryshme rreth temave që janë diskutuar mes Kurtit edhe Limajt. Njëri nga versionet është që Kurti dhe Limaj kanë diskutuar për mundësinë që NISMA të udhëheq me dy ministri, atë të Infrastrukturës dhe të Arsimit. Version i tjetër është që të dy subjektet kanë vazhduar të qëndrojnë në pozicionet që kanë pasur dhe se bisedimet mes tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të arritur deri tek një marrëveshje,...