Zjarret në Gjirokastër: Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

Zjarret në Gjirokastër: Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar si autorë të tyre. Zjarret e vendosura si shkak i përhapjes në një sipërfaqe të madhe kanë kërcënuar jetën dhe pronën e qytetarëve. “Aktualisht kemi hartuar një plan masash për të bashkëpunuar me pushtetin lokal, zjarrfikëset dhe me gjithë strukturat e tjera ligjzbatuese, kushdo që konstatohet që vendos zjarre do të procedohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe do të referohen materialet në prokurori për ndjekje të mëtejshme”, u shpreh Altin Demiraj, Drejtues i Rendit dhe Sigurisë Publike. Midis personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ka blegtorë, barinj apo banorë të fshatrave malorë të Gjirokastrës. “Apeli ynë është që të gjithë bëjmë kujdes aq më tepër blegtorët...