Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            ‘Kërcet’ sërish arma në Sarandë! Policia: Ish-efektivi u plagos me tytën e pistoletës (EMRI)
                            FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sërish mbrëmjen e sotme në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mitat Hoxha”, ku 56-vjeçari Adil Veli, është goditur me tytën e armës.  Ai është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Mësohet se 56-vjeçari ka qenë më parë efektiv Policie. Autoritetet njoftojnë se gjatë përplasjes fizike arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet...