Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situatë emergjente me zjarre në 9 zona, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë
Në vend 9 prej vatrave të zjarrit nga 32 të raportuara 24 orët fundit janë ende aktive. Në liqenin e luleve në Parkun Kombëtar të Lurës flakët sipas ministrisë së Mbrojtjes kanë përfshirë një sipërfaqe në vendin e quajtur fusha e pelave dhe një mbi fshatin Gurë – Lurë. Të dyja vatrat po mbahen në monitorim. Në Zerqan të Bulqizës zjarri ka rënë në një terren të vështirë me shkurre dhe dushqe. Ndërsa në Zall Gjoçaj të Matit relieve i thyer vështirëson ndërhyrjen për të shuar flakët në zonën e mbrojtur me pisha. Zjarri është riaktivizuar në Dovolan të Maqellarës dhe sipas ministrisë së Mbrojtjes po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi. Aktive është dhe vatra në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Mbi...