OKB: Më shumë se 128 mijë të zhvendosur për shkak të dhunës sektare në jug të Sirisë

OKB: Më shumë se 128 mijë të zhvendosur për shkak të dhunës sektare në jug të Sirisë

Të paktën 128 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të dhunës sektare në jug të Sirisë. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara këtë të diel, më 20 korrik, në një raport të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), cituar nga agjencia AFP. Sipas raportit, numri i të zhvendosurve është rritur ndjeshëm pas një jave përplasjesh në provincën Sweida, bastion i komunitetit druz. Vetëm më 19 korrik, mbi 43 mijë persona janë larguar nga zonat e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës. “Deri më tani, gjithsej 128,571 individë janë zhvendosur që nga fillimi i luftimeve,” thuhet në deklaratën e IOM. Që nga shpërthimi i dhunës të dielën e kaluar, më...