Carlo Acutis, Shenjtori më i ri i Kishës dhe Dëshmitar i Besimit në epokën digjitale që pritet të kanonizohet më 7 shtator 2025

Carlo Acutis, Shenjtori më i ri i Kishës dhe Dëshmitar i Besimit në epokën digjitale që pritet të kanonizohet më 7 shtator 2025

Më 7 shtator 2025, Kisha Katolike do të ketë gëzimin e madh të shpalljes shenjt të një të riu që ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, por që la pas një dritë dhe një dëshmi të jashtëzakonshme, Carlo Acutis. Së bashku me të Lumturin, Pier Giorgio Frassati, ai do të vendoset ndërmjet shenjtorëve, duke u bërë kështu shenjtori më i ri në moshë i kohëve moderne dhe një model i papërsëritshëm për brezat e rinj. Carlo Acutis lindi në Londër në vitin 1991 dhe u rrit në Milano. Ishte një adoleshent si të gjithë të tjerët, por me një pasion të thellë për Jezusin dhe një dashuri të veçantë për Eukaristinë. Në një kohë kur bota e të rinjve shpesh duket e zhytur në virtualitet pa...