Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar mbi 17 mijë pushues. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtij fluksi kanë qenë shtetas të huaj. “Mbi 17 mijë vizita janë kryer deri më tani në qendrat shëndetësore verore , nga të cilat 73% kanë qenë shqiptarë dhe 27 % shtetas të huaj. Predominojnë pickimet, të vjellat, gastroenteritet që kanë të bëjnë me temperaturat e larta, tipike të sezonit”, thotë Brataj. Falë  shërbimeve në këto qendra është parandaluar shumë fluksi në spitalet rajonale. “Një gjë pozitive që është bërë këtë vit, për të cilën kemi insistuar shumë, është që në rastet e...