Gjirokastër, zjarr në lagjen “Granicë”

Gjirokastër, zjarr në lagjen “Granicë”

Një vatër zjarri në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës vuri në rrezik zonat e banuara pranë përroit. Flakët përfshinë barishte dhe mbeturina, duke krijuar një situatë të rrezikshme për banesat përreth. Shërbimi Zjarrfikës reagoi duke dërguar një automjet zjarrfikës me grupin e shërbimit. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte marrë përmasa dhe po përhapej me shpejtësi, çka çoi në mobilizimin e dy automjeteve të tjera. Falë ndërhyrjes së koordinuar dhe efikase të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht pa shkaktuar dëme në objekte banimi apo në njerëz. Aktualisht, ekipi zjarrfikës vijon të qëndrojë në terren për të monitoruar situatën dhe për të siguruar që nuk ka riaktivizim të flakëve. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes...