Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e Trump/ Zv.presidenti i SHBA nuk pranon “dështimin”: Dje ishte thjesht një ditë e keqe në bursë!
Lëkundjet e forta që sollën tarifat e Washington në tregjet e aksioneve në mbarë botën, nuk ishin mjaftueshëm shqetësuese për zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance. Numri dy i administratës Trump e pranoi se masat e forta tregtare “dhimbje afatshkurtra”, siç i përshkroi ai. Megjithatë, rënien e ndjeshme të bursës një ditë më parë- më e madhja që nga viti 2020 – ai e quajti thjesht “një ditë e keqe”. Pak pasi Wall Street e mbylli ditën me humbjen më të madhe në pesë vitet e fundit, Vance u shpreh i bindur për Newsmax se në vijim dhe për një kohë të gjatë pas kësaj, do të ketë një lulëzim të bursës. Dhe kjo, “sepse ne po investojmë sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai....