Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” Elbasan
Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e Elbasanit që e njohu nga afër përkushtimin e tij të rrallë, shpirtin e butë dhe urtësinë që e karakterizonte në çdo hap të jetës. Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla i përkiste atij brezi të klerikëve që e jetuan thirrjen shpirtërore jo si titull, por si mision. Për dekada me radhë, ai shërbeu me përkushtim dhe përulësi në Kishën “Shën Maria”, në lagjen Kala të Elbasanit, një nga institucionet...