Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Produkteve të skaduara u ndryshohej data dhe riktheheshin në treg, 2 të arrestuar, 2 nën hetim
Një magazinë, ku produkte të skaduara ushqimore përpunoheshin dhe etiketoheshin sërish me data të falsifikuara skadence për t’u hedhur në treg, është zbuluar në Vorë. Policia ka vënë në pranga administratorin e subjektit, një 38-vjeçar me inicialet F. D. dhe magazinierin, një 58-vjeçar me inicialet A. D. Po ashtu po hetohen në gjendje të lirë ortaku dhe shoferi i magazinës.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas hetimeve, në këtë magazinë grumbulloheshin ushqime të skaduara nga tregjet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, dhe më pas pajiseshin me etiketa të rreme për t’u shitur pa dokumentacion tatimor. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli me produkte ushqimore të përpunuara, të skaduara në janar dhe shkurt 2025, me etiketa të falsifikuara.Reklama në...