Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 18:00 të ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë shuar dhe 11 vijojnë të jenë aktive. Përmes ndërhyrjes së menjëhershme të forcave operacionale, është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e disa vatrave në bashkitë Korçë, Vlorë, Himarë, Kavajë, Shijak, Kamëz dhe të tjera. Ndërkohë, në zonat ku flakët mbeten aktive, përballja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë që përhap shpejt zjarrin. Një nga vatrat më serioze ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ku që prej datës 7 korrik...