Vrasja e palestinezo-amerikanit, Ambasadori i SHBA-së në Izrael kërkon hetim agresiv

Vrasja e palestinezo-amerikanit, Ambasadori i SHBA-së në Izrael kërkon hetim agresiv

Ambasadori i SHBA-së në Izrael kërkoi një hetim agresiv dhe pasoja konkrete pas rrahjes për vdekje të një palestinezo-amerikani nga kolonët izraelitë, duke ushtruar presion të rrallë publik ndaj aleatit nga administrata e presidentit Donald Trump. Ambasadori Mike Huckabee, një mbështetës i zëshëm prej vitesh i vendbanimeve hebreje në territoret palestineze, reagoi pas një përgjigjeje fillestare të zbehtë zyrtare nga SHBA lidhur me vdekjen e Saif Musalat. “Kam kërkuar nga Izraeli të hetojë në mënyrë agresive vrasjen e Saif Mussallet, një qytetar amerikan që po vizitonte familjen në Sinjil kur u rrah për vdekje”, shkroi Huckabee në X, duke përdorur një formë alternative të emrit. “Duhet të ketë përgjegjësi për këtë akt kriminal dhe terrorist. Saif ishte vetëm 20 vjeç”, shtoi ai. Musalat, i lindur...