“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës

“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës

Nga Albert Vataj Në Shkodër asgjë nuk humbet, e aq më pak Pazari, një nga ikonat e kohjes dhe historisë së qytetit. Sepse në Shkodër, aty ku çdo gur rruge mban në vete një copë histori dhe çdo erë mëngjesi bart një aromë kujtese, u hap një dritare e re mbi të kaluarën, një ftesë për të ecur nëpër gjurmët e qytetit që di të jetësojë vlerat e veta.Shkodra, qyteti i madhështisë së heshtur, i kinemave të para dhe katedraleve të shpirtit, qyteti ku fotografia nuk ishte thjesht një risi por një mënyrë për të ndalur kohën dhe për të rrugëtuar në kohë, njerëz dhe fate, përkatësi etnografike dhe kulturore, një qendër e artit dhe e frymëzimit që ka nxjerrë korifenj të mendimit e të...