U arratis si nëpër filma, shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

U arratis si nëpër filma, shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

Pak para orës 9 të mëngjesit të enjten, një i burgosur është arratisur në Baden AG. Shqiptari 23-vjeçar ka mundur të ikë pak para se të hipte në një automjet për të burgosur. Sipas policisë, personi i kërkuar kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë me motive të bardha dhe këpucë të bardha. Në momentin e arratisjes, ai mbante pranga. Pavarësisht një kërkimi të menjëhershëm me ndihmën e disa qenve të shërbimit, i burgosuri nuk është gjetur ende. Nuk ka të dhëna që ai paraqet rrezik për publikun, por policia paralajmëron që të mos i afrohet kush. Nëse dikush e sheh, duhet të telefonojë menjëherë në 117. Operacioni i madh i kërkimit deri tani pa sukses  Të premten pasdite, Policia Kantonale...