Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘ColdplayGate’/ CEO dhe drejtoresha e burimeve njerëzore pezullohen nga detyra
Një skenë intime e kapur nga kamera e famshme “Kiss Cam” gjatë koncertit të Coldplay në Gillette Stadium të Foxborough, Massachusetts, ka bërë që dy drejtues të lartë të kompanisë së teknologjisë Astronomer të përballen me pasojat. CEO i kompanisë, Andy Byron, dhe drejtoresha e re e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë pezulluar nga detyra, pasi videoja e tyre në një përqafim të ngrohtë, pavarësisht se të dy janë të martuar me partnerë të tjerë, u bë virale në rrjetet sociale, raporton La Repubblica. Rasti, i quajtur tashmë nga interneti “ColdplayGate”, është kthyer në një bisedë të madhe publike, duke marrë vëmendje të jashtëzakonshme në platformat sociale si ‘X’, ku qarkullojnë edhe disa versione të ndryshme të një kërkese ndjese të supozuar nga Byron. Sipas vetë...