Punime ndërtimi pa leje, 2 të arrestuar në Tiranë

Punime ndërtimi pa leje, 2 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi se arrestoi 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi pa leje. “Policia shpalli në kërkim 37-vjeçarin për llogari të të cilit po ndërtohej objekti pa leje si dhe procedoi penalisht babanë e tij, i cili ndiqte punimet. Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri. Për këtë rast: u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës; u shpall në...