Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e tejkaloi shifrën prej 58,000 vetë. Merz bëri  gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë, gjë që është penguar fort nga vendimi i Izraelit për t’i nxjerrë të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës nga Rripi i Gazës dhe për të lejuar vetëm Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF). GHF është një organizatë shumë e diskutueshme, e drejtuar nga SHBA dhe e mbështetur nga Izraeli, të cilin kritikët e kanë quajtur një kurth cinik vdekjeprurës për banorët e dëshpëruar të Gazës që kërkojnë të gjejnë ushqim për familjet e tyre. Kancelari Merz tha se është në kontakt të rregullt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe se...