Trafik kokaine me vlerë 80 milionë paund, gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen me mbi 85 vite burg

Trafik kokaine me vlerë 80 milionë paund, gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen me mbi 85 vite burg

Një e moshuar nga Londra, e njohur si “Mbretëresha e Bletëve”, është dënuar me 20 vite burg pasi drejtoi një rrjet familjar që shpërndante kokainë me vlerë mbi 80 milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar. Deborah Mason, 65 vjeç, udhëhiqte trafikun nga shtëpia e saj në Tufnell Park, në veri të Londrës, duke përfshirë në aktivitet pothuajse të gjithë familjen e saj të afërt, madje duke bërë edhe “ekskursione” familjare me nipërit për të dorëzuar drogën. Sipas prokurorisë, Mason kishte ndërtuar një strukturë të sofistikuar me ndihmën e motrës së saj, tre vajzave, djalit, partnerëve të tyre dhe një shoqeje të familjes. Anëtarët e këtij rrjeti fitonin mbi 1,000 paund në ditë, ndërsa importuan rreth një ton kokainë gjatë vitit të kaluar. Mason u arrestua...