Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nëntë të lënduar në shkallët e metrosë pas koncertit të Beyonces, gjithçka nisi… nga një insekt
Një incident i pazakontë ndodhi në Atlanta të Georgia-s, pas koncertit të Beyonce në një stadium, ku nëntë persona u lënduan pasi u përplasën me njëri-tjetrin në shkallët lëvizëse të një stacioni metroje. Ngjarja ndodhi pas mesnate, në stacionin Vine City, vetëm pak minuta pasi turma e fansave të njohur si “BeyHive” po largoheshin nga koncerti “Coëboy Carter”. Sipas autoriteteve, një person pësoi thyerje të kyçit të këmbës, shtatë të tjerë u dërguan në spital me lëndime të lehta si prerje dhe gërvishtje, ndërsa një tjetër refuzoi ndihmën mjekësore. Dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur nga paniku që përjetoi një vajzë, kur u pickua nga një insekt dhe nisi të bërtasë. Sipas oficerëve, ky moment shkaktoi panik masiv dhe njerëzit u rrëzuan nëpër shkallë....