Izraeli: Kemi eliminuar tre drejtues të lartë të Hamasit në Gaza

Izraeli: Kemi eliminuar tre drejtues të lartë të Hamasit në Gaza

Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë eliminuar tre figura kyçe të Hamasit gjatë një operacioni ushtarak në Rripin e Gazës, në një përpjekje të vazhdueshme për të goditur strukturat drejtuese të kësaj organizate që Izraeli e konsideron terroriste. Sipas deklaratës zyrtare nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të vrarët janë Barhoum Shaheen (Kreu i Sigurisë së Përgjithshme të Hamasit në Gazën Perëndimore), Faraj al-Aoul, (Shefi i Zyrës Ligjore të Hamasit dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Legjislativ të organizatës) dhe Hashem Sarsour, (Kreu i Komitetit të Emergjencës së Hamasit në Gazën Lindore). Zëdhënës të ushtrisë izraelite deklaruan se këto objektiva janë goditur me saktësi në bazë të informacioneve të sakta të inteligjencës, duke theksuar se eliminimi i tyre përbën një goditje të rëndësishme për strukturën...