Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Dyfishimi i hapësirave publike në plazhet e Durrësit ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës. “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, u shpreh kryeministri krahas videos. Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Durrësin. Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë këtë vit plazhet publike janë konceptuar të ndërprera me ato private, me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i aksesojnë në segmente të ndryshme.