Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama: Bankat janë në prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve finaciare
Në përfundim të takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi. Rama kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht që legjislacioni është përshtatur, bankat kanë mbetur prapa në këtë proces, që sipas tij, pengon ndërveprimet sa i përket transaksioneve financiare. ”Dua të them që sot ka pasur shumë brum në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe pastaj të ndjekim një hartë veprimesh, do arrijmë të bëjmë më të mirën. Ka qenë kënaqësi edhe për të njohur nga afër disa inovatorë, edhe...