Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës
                            I. R., 64 vjeç është gjetur i pajetë në Sarandë. I ndieri ishte i punësuar si roje në Portin e Sarandës. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.”, njofton policia.