Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Bëjmë maksimumin për qëndrimin e tij”, drejtori sportiv i Leverkusen: Xhaka, i rëndësishëm për ne
Te Leverkusen do të bëjnë maksimumin për të mbajtur në skuadër Granit Xhakën, me interesimin për mesfushorin që ka qenë mjaft i madh në këtë merkato. Për këtë temë ka folur Drejtori sportiv i “aspirinave”, Simor Rolfes. “Graniti është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i rëndësishëm për klubin dhe për ekipin. Interesi ynë kryesor është ta majmë atë. Natyrisht, ka interesim për të. Duhet të flasim me lojtarin për të kuptuar cilat janë ambiciet e tij. Por një gjë është e qartë – transferimi do të realizohet vetëm nëse është situatë ‘fitoreje’ për të dy palët. “Ne ende kemi tri vjet kontratë me lojtarin dhe jemi shumë të kënaqur me të. Ne kemi synime të mëdha për edicionet e ardhshme. Kështu që një...