Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

Të luash një instrument muzikor mban trurin të ri dhe në formë. Kjo pasi frenon rënien e aftësive për perceptimin e të folurit, që me kalimin e kohës dhe moshës që avancon, dobësohet. E vërteton një punë studimore e publikuar në revistën Plos Biology nga një bashkëpunim mes universiteteve kanadeze dhe kineze. Kërkuesit kanë vëzhguar me rezonancë magnetike funksionale aktivitetin cerebral të personave të moshuar, duke i ndarë në grupe ata që nuk kishin aftësi dhe dije muzikore dhe ata që gjatë jetës kishin luajtur një instrument. Rezultoi se të moshuarit muzikantë e kanë shumë më të lehtë të dallojnë tingujt e gjuhës e rrokje, edhe kur janë të mbuluar me zhurma dhe ndotje akustike. Të moshuarit muzikantë kishin një aktivitet të trurit shumë më...