Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve: Të bëhemi partnerë dhe të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe start up-eve mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian. Në fokus të këtij takimi ishin nxitja e sipërmarrjes së re, përshtatja me transformimin digjital, si dhe nevoja për krijimin e instrumenteve të reja financiare që mbështesin sektorin privat. Kryeministri theksoi rëndësinë e krijimit të një sinergjie mes qeverisë dhe inovatorëve të rinj, duke vlerësuar kapitalin njerëzor si çelës për zhvillimin e vendit. Edi Rama: Nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë edhe më shumë brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Ajo që unë i...