Zbardhet përplasja në Sarandë, 4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

Zbardhet përplasja në Sarandë, 4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

Policia ka dokumentuar plotësisht ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku dy shtetas mbetën të plagosur. Hetimet e deritanishme kanë çuar në shpalljen në kërkim të katër personave, mes tyre edhe autori i dyshuar i të shtënave. Në kërkim është shpallur shtetasi R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe E. C. (36 vjeç), A. M. (43 vjeç) dhe K. J. (31 vjeç), të tre nga Saranda, të dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit”. Sipas policisë, konflikti nisi për motive të dobëta mes katër shtetasve nga Saranda dhe dy të...