“Vuçiç, ministër propagande i Millosheviçit”, gjermanët tërbohen me deputetin për takimin me liderin serb

“Vuçiç, ministër propagande i Millosheviçit”, gjermanët tërbohen me deputetin për takimin me liderin serb

Ky është Aleksandër Vuçiç që thotë se për 1 serb do të vrasin 100 myslimanë boshnjakë. Këtu shfaqet duke glorifikuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë. Sot, në postin e presidentit të Serbisë, Vuçiç përdor maskën e një lideri që bën sikur dënon krimet, por nuk pranon se vrasjet makabre të 8 mijë burrave dhe djemve 30 vite më parë janë një gjenocid. Kjo nuk e ka penguar deputetin gjerman të Unionit Kristian Demokrat, David Preisendanz, që të shkonte në Beograd pak ditë pas përkujtimit të këtij gjenocidi dhe të takonte mes zyrtarëve dhe Vuçiçin. Kjo shkaktoi një zemëratë të madhe në spektrin politik, me të rinjt socialist të Jusos që e detyruan të kërkonte falje për takimin dhe fotografinë...