‘I pabesë’, Shehaj- Berishës: I vodhi Basha, të dhënat ia dhashë unë kur mbeti pa gjë

‘I pabesë’, Shehaj- Berishës: I vodhi Basha, të dhënat ia dhashë unë kur mbeti pa gjë

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj TIRANË-Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Sali Berisha, i cili deklaroi se Shehaj pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral. Sipas Berishës, Shehaj ka marrë database-n e Partisë Demokratike në pabesi të plotë. “Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj...