Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
E vërteta e vrasjes nga malazezët në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915
Nga Albert Vataj Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa nuk vjen vetëm si një rit ceremonial, por si një thirrje për të ballafaquar të shkuarën me të tashmen. Ka ngjarje që koha përpiqet t’i mbulojë me pluhurin e harresës, por nuk ia del dot, sepse ato bartin peshën e një sakrifice që nuk mund të zbehet, dhe një të vërtetë që nuk mund të fshihet.Vrasja e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit më 17 korrik 1915 është një nga ato çaste dramatike ku historia merr fytyrën e saj më të ashpër, por edhe më të lavdishme. Ata nuk ishin thjesht dy emra të shkruar në faqet e një libri, por ishin mishërimi i një ideali që nuk kërkoi asnjë shpërblim...