Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Institucionet e pagesave fituan 17 milionë euro vitin e kaluar
Institucionet financiare të pagesave dhe transfertave fituan pothuajse 17 milionë euro vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rezultati financiar i këtyre operatorëve u përmirësua për të dytin vit radhazi. Fitimi neto arriti në 1.66 miliardë lekë, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë vlerëson se rezultati neto i institucioneve të pagesave dhe të parasë elektronike ka shfaqur rrite, si rezultat i njëkohshëm i rritjes së të ardhurave nga komisionet dhe uljes së shpenzimeve të përgjithshme të veprimtarisë.Ky rezultat përfshin fitimet e realizuara nga institucionet financiare të parasë elektronike dhe ato të pagesave dhe të transfertave të parave. Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2024 në Shqipëri ishin të licencuar gjithsej 15 operatorë pagesash, nga...