SYRI TV/ Rama i fali portin e Durrësit Boeri dhe ortaku i Alabarit në hetim nga prokuroria e Milanos

SYRI TV/ Rama i fali portin e Durrësit Boeri dhe ortaku i Alabarit në hetim nga prokuroria e Milanos

Veç Stefano Boerit, arkitektit të preferuar të Edi Ramës, në hetim nga Prokuroria e Milanos për abuzimet dhe korrupsionin me projektet urbanistike është dhe biznesmeni i njohur italian Manfredi Catella, pronari dhe CEO i grupit Coima. Kjo kompani ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Itali me kompaninë Eagle Hills të biznesmenit Muhamed Alabbar, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik dhe po ndërton Durrës Yacht Marina, pasi Rama i fali tokën publike Portin e Durrësit. Arkitekti i “Tirana 2030”, Stefano Boeri, i njohur si mik personal i Edi Ramës, nuk është i vetmi mes 6 zyrtarëve dhe biznesmenëve të vendosur nën hetim nga Guardia di Finanza e Milanos me urdhër të Prokurorisë, lidhur me abuzimet financiare në fushën e urbanistikës në Milano që ka...