Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Parti të reja me mendësi të vjetra”/ Përplasja te “Nisma Shqipëria Bëhet”, ironizon Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë, e paralajmërova…
Deputeti Dashnor Sula, ka ironizuar situatën e krijuar në Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku dy bashkëdrejtuesit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani po përplasen me njëri-tjetrin për mandatin e vetëm që fituan në 11 maj. “Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, e nis reagimin e tij Sula, që tregon prapaskenat se përse tërheqi emrin nga lista e “Nisma Shqipëria Bëhet” para zgjedhjeve parlamentare. “‘Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë‘, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova...