Hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, vendimi i Qeverisë

Hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, vendimi i Qeverisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar të pasagjerëve përmes këtij aeroporti të ri. Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve, ndërsa për zbatimin e tij janë ngarkuar disa ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vendimi i plotë: V E N D I M PËR HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËSNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të    ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E...