Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Do të vras ty dhe familjen tënde”, kërcënohet sërish presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë. Mediat në Kosovë shkruajnë se kërcënimi është bërë përmes një email në gjuhën angleze. “Kërcënimi i bërë në një zinxhir email ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”, bëjnë me dije burime brenda policisë, shkruajnë mediat në Kosovë. Kujtojmë se Vjosa Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar. /vizionplus.tv