Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zeqir Kordhoni: E dua unë mandatin e deputetit. Rrezikohet hyrja e Adriatik Lapajt në Kuvend
Strategjia e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për të siguruar hyrjen në Kuvend të liderit të saj Adriatik Lapaj është vënë seriozisht në dyshim, pas një zhvillimi të papritur: kandidati Zeqir Kordhoni ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetit, nëse vjen radha e tij sipas listës së mbyllur. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e firmosur përpara noterit më 15 korrik, Kordhoni shpreh qartë vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit. Ai kërkon që KQZ të injorojë çdo deklaratë të mëparshme të depozituar në emër të tij nga përfaqësuesit politikë të koalicionit. “Kërkoj që KQZ të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim,” – thuhet në letrën e...