Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Një 34- vjeçar nga Çekia është vënë në pranga nga policia, pasi vodhi një automjet në Durrës. Automjeti ka qenë i parkuar në një prej parkingjeve të portit e më konkretisht te parkingu që ndodhet pranë kalatës “0”. Autori Joan Kol, ka hyrë nga porti i peshkimit të ri pasi hyrja aty është e lirë. Nga aty ka shkuar te parkimi, ka hapur makinën dhe ka dalë po andej nga kishte hyrë. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka bërë që të identifikohet autori, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 Tiranë, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e autorit të vjedhjes së...